Momenti i tërmetit në një lokal në Durrës

16:09 | 26 November 2019

Shqipëria goditet nga tërmetet e fuqishme.

Kjo është një ditë e dhimbshme për Shqipërinë, e cila filloi me 16 viktima prej tërmetit të orës 03:54 të mëngjesit të sotëm, ndërsa numërohen më tepër se 600 të lënduar dhe një numër i madh shtëpish të dëmtuara.

Videot e shpërndara së fundmi në rrjetet sociale tregojnë edhe momentet nga lëkundja shkatërrimtare duke pasqyruar dimensionin e plotë të kësaj tragjedie ku pallatet lëkunden mjaft fortë sikur të ishin gjethe peme.

Në videon e mësipërme shihet momenti se si është përjetuar tronditja e fortë në një lokal në zonën e Durrësit. Me të ndjerë lëkundjet, dy personat që gjendeshin aty janë ngritur duke ikur me vrap, ndërsa më vonë ka pllakosur errësira.

Komento: