Momenti kur 19 vjeçarja nga Ferizaj konvertohet në myslimane në natën e parë të Ramazanit

10:49 | 06 May 2019

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një xhami të komunës së Ferizajt në natën e parë të Ramazanit.

Në Xhaminë e Madhe në Ferizaj, muaji i Ramazanit këtë vit filloi ndryshe.

Para namazit të teravive të para, 19 vjeçarja Elena Berisha ka vendosur të konvertohet nga katolike në myslimane.

Në bazë të ceremonisë islame, Elena ka shqiptuar dëshminë (shahadetin), duke e mbajtur në duar librin e shenjtë ‘Kur’anin’.

Imami i kësaj xhamie, Mustafë Ahmeti ka uruar Elenën pas konvertimit, duke thënë se lut Zotin që këso raste të ketë çdo ditë në Xhami.

“Lus Zotin fuqiplotë që këso raste të kemi çdo ditë në xhaminë tonë. Poashtu për Elenën lusim Zotin që t’ia forcojë besimin, shëndetin dhe ta begatojë me çdo të mirë në këtë botë dhe në botën tjetër”, ka thënë ai.

Komento: