Momenti kur anëtarja e PDK-së paralajmëroi për gjendjen e saj shëndetsore

10:20 | 27 September 2019

Sot ka vdekur anëtarja e PDK-së Ajnishahe Halimi.

Halimi që ndërroi jetë sot pas një sëmundje të rëndë, pak kohë më parë kishte lajmëruar për gjendjen e saj shëndetësore.

Përmes një shkrimi në Facebook, Halimi kishte shkruar se ka gjendje shëndetësore jo stabile, e për këtë nuk po mund të angazhohet në aktivitete politike.

Pavarësisht kësaj, e njejta thoshte se nuk do të dorëzohet dhe se ka vullnet dhe guxim. Halimi kishte bërë të ditur se do të vazhdojë një trajtim të ri.

Lajmin për vdekjen e Halimit e kanë bërë të ditur familja e të ndjerës. Varrimi do të bëhet sot, në orën 17:00, në fshatin Gurelez (Kozhicë).

Për të njejtën kanë ngushëlluar miqtë dhe kolegët.

Komento: