Momenti kur Izraeli sulmon televizionin e Iranit gjatë transmetimit live, spikerja braktis studion

18:07 | 16 Qershor 2025

Forcat Mbrojtëse Izraelite (IDF) kanë kryer një sulm ndaj Rrjetit të Lajmeve të Republikës Islamike të Iranit (IRINN), i cili drejtohet nga media shtetërore IRIB.

Një video u shfaq në X që tregonte një program nga ai stacion televiziv shtetëror iranian.

Programi u ndërpre në kohën e sulmit, shkruan BBC, transmeton telegrafi.

Ndryshe, sulmi vjen pas kërcënimeve të bëra sot më herët nga ministri izraelit i mbrojtjes, i cili tha se transmetuesi shtetëror iranian ishte “gati të zhdukej”.

Spikerja largohet menjëherë ndërsa studioja e lajmeve mbulohet nga tymi.

Megjithatë, transmetimi është rikthyer përsëri disa minuta pas sulmit.

Komento: