Mbrojtësi i Lazios, Patric, ka kafshuar në dorë kundërshtarin e tij.
Këtë veprim të shëmtuar ai e ka bërë në humbjen 2:1 të skuadrës së tij në udhëtim te Lecce.
Spanjolli është ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 90’ të ndeshjes, pasi kafshoi Giulio Donatin.
Patric u dërgua jashtë pasi gjyqtari mori sinjalizim nga VAR, për kafshimin që i bëri Donatit, shkruan lajmi.
Tani i mbetet komisionit disiplinor të Serie A për t’i dhënë dënimin e merituar spanjollit.
Momentin e kafshimit të Patric mund ta shikoni në videon e mëposhtme.