Është përuruar ambasada amerikane në Kosovë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë bërë me shtëpi të re në Republikën e Kosovës.
Ata kanë ndërtuar një prej ambasadave më të mëdha në Prishtinë, që është edhe më e madhja në rajon.
E ngritjes së flamurit të SHBA-së në këtë ambasadë i është gëzuar jashtëzakonisht shumë ambasadori, Philip Kosnett, i cili thotë se ndjehet krenar për një gjë të tillë.
“Moment krenarie në Ambasadën e re të Shteteve të Bashkuara, derisa ngritëm Yjet dhe Vizat për herë të parë në shtëpinë tonë të re”, ka shkruar Kosnett në profilin e tij zyrtar në Twitter.
Ja momenti i ngritjes së flamurit amerikan…