Momenti kur Noizy dhe sigurimi i tij godasin me grushte një person në koncert

22:49 | 25 Dhjetor 2022

Reperi nga Shqipëria, Noizy së fundmi është përfshirë në një përleshje fizike që ka ndodhur gjatë një koncerti që është raportuar se është mbajtur në Zvicër.

Në një moment, derisa Noizy ishte duke performuar në skenë, sigurimi i tij personal është përfshirë në një përleshje fizike me një fans, gjë që ka nxitur edhe reagimin e reperit.

Pasi ka parë sigurimin e tij, Noizy është afruar duke i gjuajtur me grusht personit tjetër, derisa sigurimi i tij i ka larguar.

Pas krejt kësaj ngjarje ka reaguar edhe vetë Noizy, i cili ka thënë se gjithçka ndodhi pasi që sipas tij “disa persona nuk mund të kontrollojnë pijen”.

Komento: