
Bregdeti i Ulqinit është goditur dje nga stuhi të shumta që kanë shkaktuar dallgë të mëdha nëpër bregdete, si dhe probleme të ndryshme në vendin e vogël në Gadishullin Ilirik.
Disa vende janë vërshuar nga uji. Komunikacioni është vështirësuar, sidomos në pjesët bregdetare.
Trazimi i detit dhe dallgët e mëdha kanë rrezikuar edhe jetën e pushuesve.
Gjatë valëve të mëdha të detit, një person mezi është nxjerrë nga pushuesit.
Ne ju sjellim pamje kur personi në fjalë shpëtohet nga pushuesit.