Momenti kur shëmbet ura, dy persona dhe një veturë bien në lum – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Momenti kur shëmbet ura, dy persona dhe një veturë bien në lum

12:39 | 27 Gusht 2019

Një urë është shëmbur në Turqi.

Si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm është shembur një urë në qytetin turk Terme, me ç’rast dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

Ishin shirat e rrëmbyeshëm që goditën këtë qytet në Detin e Zi, duke bërë kështu që një urë të shembet.

E kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur shembet ura dhe tregon se si dy persona që në ato momente po kalonin mbi urë bien në lumë, nga gropa e madhe që hapet si pasojë e rrëshqitjes së dheut.

Ata dy ishin brenda një veture, por që mrekullisht kanë shpëtuar me lëndime të lehta trupore, transmeton Telegrafi.

Në videon me poshtë shihet se si gropa “gëlltit” veturën dhe dy persona duket u zhdukur për disa sekonda.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!