Pamje nga momenti kur Spalletti e ndjek deri në hyrje të tunelit Allegrin për t’ia dhënë dorën.
Napoli ka arritur fitore të madhe në derbin e xhiros së 18-të në Itali duke e mposhtur me rezultat të thellë vendin e dytë, Juventusin 5-1.
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani gjeti golin në këtë derbi derisa luajti 90 minuta lojë.
Osimhen (14’, 65’), Kvaratskhelia (39’) , Rrahmani (55’) dhe Elmas (72’) shënuan golat për Napolin.
Goli i vetëm për Juventus u shënua nga Di Maria (42’).
Pas ndeshjes, trajneri i Napolit, Luciano Spalletti e ndoqi deri në hyrje të tunelit trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegrin për t’ia zgjatur dorën.
Ky moment është bërë viral nëpër rrjetet sociale.