Momenti kur tritoli shemb pallatin 6-katësh në Durrës

15:25 | 03 Dhjetor 2019

Pamje nga shembja e një pallati në Durrës.

Është shembur me tritol hoteli 6-katësh në zonën e plazhit në Durrës.

Shpërthimi në fjalë erdhi pas 4 orëve punë të forcave xheniere.

Godina u dëmtua rëndë nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit, ndaj u shemb me shpërthim të kontrolluar.

“Ishte një shpërthim i fuqishëm; para shpërthimit u evakuuan banorët tutje perimetrit të sigurisë”, raporton gazetarja e Top Channel- it.

Komento: