Janë publikuar disa pamje nga koha kur UÇK-ja zuri rob disa ushtarë serb.
Zona Operative e Shalës e UÇK-së, më 6 janar të vitit 1999, kishin zënë rob tetë ushtarë serb.
Në një video të publikuara nga arkivi i agjencisë së lajmeve AP, shihen tetë ushtarë serb të cilën u zunë rob në vitin 1999 në fshatin Bare të Shalës së Bajgores nga ushtarët e UÇK-së.
Në video flet njeri nga të zënit rob, i cili me një anglishte të çalë tregon që trajtimi i tyre është krejtësisht normal. Ai thotë se ata as nuk u rrahën, apo sulmuan nga ushtarët e UÇK-së.
Sipas tij, ushtarëve serb të zënë rob u është dhënë edhe ushqim si dhe veshmbathje.
Përndryshe, ushtarët u morën peng pas luftimeve në territorin e mbajtur nga UÇK-ja në veri të Prishtinës.
https://www.youtube.com/watch?v=k2PSpDxbyoY