Momenti që nuk u pa në transmetim: Alba dëgjohet duke bërtitur me të madhe në dhomë me psikologen, banorët mbesin të habitur dhe ironizojnë

15:17 | 22 Nëntor 2025

Shtëpia e Big Brother VIP Kosova mbrëmë nuk ka gjetur qetësi për shkak të Albës Pollozhani.

Konkurrentja u acarua pas videos së transmetuar në “Prime”, ku shihej ajo së bashku me Benitën duke diskutuar në një mënyrë që u perceptua si bullizim ndaj Elijonës.

Alba nuk pranoi të pranojë rolin e bullizeses, duke insistuar se nëse nuk publikohen videot e plota që tregojnë rrjedhën e saktë të ngjarjes, ajo do të largohet nga shtëpia. Për të qetësuar situatën, ajo u mbyll në dhomën e rrëfimeve, ku ishte edhe një psikologe e programit.

Nga dhoma e rrëfimeve, Alba u dëgjua duke bërtitur, një situatë që shkaktoi reagime të ndryshme nga banorët.

Klodiani komentoi me ironi: “E ka ba psikologen për me u pendu që ka zgjedh këtë punë”.

Ndërsa Bia shtoi me humor: “Psikologu ka nevojë për psikolog”.

Situata duket se ka ngritur tensione të forta brenda shtëpisë, ndërsa publiku dhe banorët mbeten në pritje të zhvillimeve të mëtejshme rreth qëndrimit të Albës.

Komento: