Momenti rrëqethës: Vajza e vogël bërtet nën gërmadha “babi, babi më ndihmo”

08:51 | 26 November 2019

Vajza e vogël bërtet nën gërmadha: Babi, babi më ndihmo.

Thumana ka qenë një prej zonave që është goditur më rëndë, nga tërmeti i mëngjesit të sotëm.

Nga terreni raportohet se ka ende shumë njerëz nën gërmadha, që kërkojnë ndihmë.

Një prej të mbijetuarëve thotë për mediat se nën rrënojë ka mbetur, gruaja, vajza e mbesa e tij.
I tronditur dhe i plagosur ai thotë se është nën ankth dhe kërkon ndihmë sa më të shpejtë për të shpëtuar familjarët.

Mbesa e vogël nën rrënoja, bërtet e trembur dhe kërkon të atin. Gjithashtu ai thotë, se nuk ka mundur të dëgjojë zërin e gruas së tij.

Komento: