Monaco me ofertë interesante për Marcelon

19:43 | 18 Janar 2021

Monaco përgatit një ofertë interesante për Marcelon.

Monaco ka nisur interesimin për mbrojtësin e krahut të majtë te Real Madridit, Marcelo.

Braziliani dukshëm ka humbur formën e mëhershme duke qëndruar në stol pas Ferland Mendyt, kurse statistikat dëshmojnë se sa herë që luan nga minuta e parë, Reali nuk arrin fitore.

“Los Blancos” e kanë hedhur në listën e shitjeve dhe ndër klubet e interesuara thuhet se është klubi francez.

Sipas Bein Sports, Monaco i ka ofruar Marcelos rreth gjashtë milionë euro për sezon, që është tre milionë më pak se sa fiton momentalisht të gjiganti spanjoll.

Mbetet të shihet nëse kjo ofertë do konsiderohet nga lojtari, që preferon t’i bashkohet ndonjë klubi më të madh, siç është Juventusi.

Komento: