Monaco leksion PSG-së, Ben Yedder shkëlqen me dy gola.
Monaco ka shënuar fitore ndaj PSG-së me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 23-të në Ligue 1.
Me të filluar ndeshja vendasit arritën të shënonin që në rastin e parë.
Aleksandr Golovin përfitoi nga një pasim nga Wissam Ben Yedder për të shënuar për 1-0.
Monaco e ngriti epërsinë në minutën e 18-të, kur Ben Yedder shënoi vet për 2-0.
Pas disa rasteve, PSG arriti të shënojë për të hapur ndeshjen. Juan Bernat gjeti Warren Zaire-Emeryn i cili shënoi për 2-1.
Por për të mbyllur pjesën e parë u përkujdes Ben Yedder që shënoi golin e dytë personal për 3-1.
Pjesa e dytë nuk solli gola, por rastet ishin të shumta, sidomos me Monacon që kishte disa raste për të rritur epërsinë, por nuk ia arritën.
Monaco ngjitet në vendin e dytë me 47 pikë, ndërsa PSG mbetet lider me 54 pikë.