Monchi ia jep lajmin e madh Milanit

22:27 | 02 Korrik 2019

Dani Ceballos, është një emër shumë i vlerësuar në tregun e transferimeve, me shumë klube në Evropë të interesuar në xhevahirin spanjoll.

Njëri prej tyre është Milan dhe përfshirja e Seviljes në garë është gjithashtu e përfolur. Megjithatë, kjo u mohua nga drejtori sportiv i klubit Monchi,përcjell ORAinfo.

“Ceballos? Nuk e kemi konsideruar atë si një lojtar që mund të vij tek ne. Ne po e vlerësojmë nënshkrimin e Reguilon por nuk mund të themi se është një marrëveshje e bërë,” tha ai në konferencën për shtyp të klubit./ORAinfo/

Komento: