Monedha të falsifikuara gjithandej, vazhdon raportimi i rasteve në polici

08:49 | 13 Dhjetor 2023
monedha-te-falsifikuara-gjithandej,-vazhdon-raportimi-i-rasteve-ne-polici

Dy raste të falsifikimit të monedhave janë raportuar vetëm dje në Policinë e Kosovës.

Sipas policisë njëri rast ka ndodhur në Vushtrri e njëri në Prizren.

“Vushtrri / 12.12.2023 – 10:23. Ankuesja femër kosovare ka informuar se janë pranuar para të falsifikuara.  Monedhat janë sekuestruar për procedura të mëtejme dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

“Prizren / 05.12.2023 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se janë pranuar para të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar për procedurat përkatëse dhe rasti është duke u hetuar nga njësitë kompetente policore”, thuhet tutje aty./Front Online

Komento: