
Aktorja e njohur shqiptare, Monika Lubonja, ka zgjedhur t’u përgjigjet në mënyrë mjaft ironike reagimeve dhe kritikave që ka marrë gjatë ditëve të fundit.
E njohur për karakterin e saj të drejtpërdrejtë dhe aktivitetin në rrjetet sociale, Monika duket se nuk ka ndërmend t’u kushtojë shumë rëndësi komenteve që bëhen për të.
Së fundmi, përmes një postimi në Instagram, aktorja është shfaqur e buzëqeshur, ndërsa krahas fotografisë ka publikuar edhe një mesazh që duket se është një përgjigje indirekte për të gjithë ata që kanë komentuar paraqitjet dhe publikimet e saj të fundit.
“A e dëgjove se çfarë thanë për ty? Jo, unë nuk e flas gjuhën e tyre”, ka shkruar Lubonja, duke përcjellë një mesazh me nota ironie.
Me këtë reagim, ajo duket se ka zgjedhur të tregojë se kritikat nuk e shqetësojnë dhe se preferon të mos merret me komentet negative.
Postimi i saj vjen në një kohë kur çdo paraqitje e personazheve të njohur në rrjetet sociale shpeshherë shoqërohet me reagime të shumta nga ndjekësit, ndërsa Monika duket se ka vendosur t’u përgjigjet në mënyrën e saj./ORAinfo/

