Montella ia “terron” Milanit me lajmin e fundit

20:52 | 27 Prill 2019

Vincenzo Montella foli me mediat përpara ndeshjes së nesërme të Serie A kundër Sassuolo.

La Viola nuk mund të kualifikohet më për Europën dhe shumë pyetje kanë të bëjnë me strategjitë e transferimve të lojtarëve, përcjell ORinfo.

“Chiesa është një futbollist shumë i fortë dhe ai i përket Fiorentinës”, tha Montella për lojtarin italian që është i lidhur me një kalim te Milani dhe shumë skuadra tjera.

“Unë besoj se askush nuk është i pazëvendësueshëm, lojtarët duhet të jenë të motivuar nëse vendosin të qëndrojnë.
“ Chiesa nuk dëshiron të largohet, ai dëshiron të luajë. E njëjta gjë vlen edhe për Veretout dhe Milenkovic”, ka thënë Montella./ORAinfo/

Komento: