Vincenzo Montella thuhet se ka refuzuar një ofertë me vlerë 1.3 milionë euro për sezonin për të udhëhequr ekipin kombëtar të Iranit.
Ish-trajneri i Milanit dhe Sevilla është aktualisht jashtë punës, pasi u pushua nga dy klube të ndryshme në një fushatë të vetme përcjell ORAinfo.
U sugjerua gjatë ditëve të fundit se Montella u kërkua të merrte skuadrën e Iranit.
Tani Tuttomercatoweb pretendon se taktisti italian ka hedhur poshtë propozimin e një kontrate trevjeçare me vlerë 1.3 milion euro neto për sezonin.
Me sa duket nuk është i bindur se ai dëshiron të marrë këtë rol të veçantë./ORAinfo/