Nga vizita në Beograd, Drejtori i Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore, i ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës ta heqin taksën .
Pas vizitës në Kosovë, Drejtori i Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore, sot është duke qëndruar në Serbi, shkruan lajmi.net.
Moore gjatë ditës së sotme është takuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.
Siç shkruajnë mediet serbe, Richard Moore gjatë takimit me Ivica Daçiqin përsëri i ka bërë thirrje Kosovës që ta heq taksën dhe të vazhdojë dialogun me Serbinë.
Në anën tjetër Daçiq ka përsëritur gatishmërinë e Serbisë për të vazhduar dialogun me Kosovën dhe për të arritur një kompromis si dhe një zgjidhje të qëndrueshme pas heqjes së taksës që kanë vendosur autoritetet kosovare.
Ndryshe drejtori i Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë pas takimeve që ka pasur me liderët shtetëror ka kërkuar që të hiqet taksa dhe të vazhdojë dialogu me Serbinë.