‘Moralisht gabim’ të vaksinohen fëmijët para qytetarëve me rrezik të lartë në vendet e varfëra

20:53 | 18 Maj 2021

Një fjalim i fuqishëm nga profesori i Oxfordit në lidhje me vaksinimet në Angli.

“Është moralisht e gabuar” që fëmijëve në vendet më të pasura t’u ofrohet një vaksinim Covid-19 përpara atyre me rrezik të lartë në vendet e varfëra, tha Andrew Pollard, drejtori i grupit të vaksinave të Oksfordit të martën ligjvënësve të Mbretërisë së Bashkuar.

Profesori Pollard, i cili kryeson grupin që ndihmoi në zhvillimin e vaksinës Oxford / AstraZeneca Covid-19, tha se qëllimi i përgjithshëm i një programi global të vaksinimit në një pandemi është të “ndalojë njerëzit të vdesin” dhe se grupet me përparësi dihet se janë mbi të 50-at, personat me gjendje shëndetësore dhe punëtorë të kujdesit shëndetësor, shkruan CNN përcjell Gazeta Shneta.

Ne jemi në një situatë në këtë moment kur ka shumë njerëz të pavaksinuar në botë, përderisa po vaksinohen grup-moshat me rrezik më të ulët të zhvillimit të sëmundjes së rëndë COVID, tha profesori Pollard.

Duke iu referuar valës vdekjeprurëse të koronavirusit në pjesë të Azisë Jugore, profesor Pollard komentoi se “pabarazia është absolutisht e qartë”.

Komentet vijnë vetëm një ditë pasi Sekretari i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar Matt Hancock u tha deputetëve se Mbretëria e Bashkuar tani ka mjaft vaksina Pfizer për të gjithë fëmijët mbi 12 vjeç, nëse është aprovuar klinikisht për moshën 12 deri në 18 vjeç.

Komento: