Morata – Barcelona, ndodh ajo që nuk e ka menduar askush!

10:22 | 18 Janar 2019

Alvaro Morata raportohet se e ka refuzuar kalimin të kampioni spanjoll, Baarcelona.

Camp Nou nuk do të jetë skena e re ku Alvaro Morata do ta shfaqë talentin e tij, pasi sulmuesi spanjoll e ka refuzuar ofertën e Barcelonës.

Morata nuk e pranoi ofertën pasi që klubi katalonas e kërkonte atë vetëm si opsion të dytë për pozitën e sulmuesit, që është e zënë nga Luis Suarez.

Mirëpo, përkundër këtij refuzimi, Barcelona nuk do të dorëzohet për transferimin e një sulmuesi gjatë këtij afati kalimtar të janarit dhe tani e ka kthyer vëmendjen te sulmuesi i Los Angeles, Carlos Vela, transmeton Express.

Morata, ish-sulmuesi i Real Madridit nuk është i gatshëm të pranojë asnjë ofertë nga klubet që synojnë ta përdorin atë vetëm si opsion të dytë, veçanërisht pasi që Morata beson se ai mund të jetë titullar për shumë klube të tjera.

Në vend të Moratës, tani Barcelona duhet ta kthejë shikimin te lojtarë të tjerë për ta zëvendësuar Munir El Haddadin, i cili u transferua në Sevillë. Kjo ka bërë që katalonasit t’i bëjnë ofertë Velës, i cili është ende duke e shqyrtuar ofertën.

Pasi që kishte luajtur në La Liga për Real Sociedadin gjatë viteve 2011-2018, futbollisti meksikan ka mjaft përvojë në futbollin spanjoll dhe mund të jetë shumë i rëndësishëm për klubin, kurdo që aktivizohet nga stoli, pasi që ai mund të luajë në të gjitha pozitat e repartit të sulmit.

Trajneri Ernesto Valverde ia ka bërë të qartë drejtuesve të Barcelonës se ai e dëshiron një sulmues gjatë këtij afati kalimtar dhe Barcelona do të tentojë t’ia përmbushë këtë kërkesë atij.

Komento: