Morata ‘godet’ Real Madridin me deklaratën e fundit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Morata ‘godet’ Real Madridin me deklaratën e fundit

15:35 | 27 Janar 2019

Alvaro Morata ka kaluar tek Atletico Madrid.

Lojtari përfundoi me sukses testet mjekësore në Madrid, dhe do të jetë i gatshëm që t’i bashkohet skuadrës së Atleticos.

Dje, tifozët e Atletico Madrid në kor kishin thirrur kundër transferimit të Moratas tek skuadra e tyre, ndoshta edhe për faktin që ai dikur luante me Real Madrid.

Por, Morata nuk është i shqetësuar për këto ndodhi, dhe ka thënë se Real Madrid mbetet në të shkuaren.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur dhe dua gjithçka të përfundoj dhe të filloj të stërvitem me kolegët e rinj” ka thënë Morata, transmeton lajmi.net.

“Njerëzit që kanë qenë gjithmonë pranë meje e dinë se si ndihem sot, si ditet e fundit kanë qenë” ka thënë ai.

“Unë fillova të luaja tek Atletico. Njerëzit që më njohin e dinë se nga vi, ata e dinë historinë time dhe çfarë do të thotë kjo për mua. Është e kaluar dhe jam krenar për të” ka thënë ndër të tjerash sulmuesi spanjoll.

Komento: