Morata – Higuain, vjen lajmi i papitur nga Italia

14:00 | 10 Janar 2019

Gonzalo Higuainin është qëllimi i Chelseat dhe skuadra është e vendosur që ta transferojë atë.

Chelsea e dëshiron transferimin e Gonzalo Higuain në këtë afat, por Milan refuzon ta largojë atë deri sa ta gjen një zëvendësues për të.

Skuadra rosonere është ende e interesuar për Alvaro Moratan, por që së pari duhet të arrijnë marrëveshje me Juventusin.

‘Zonja e Vjetër’ ende e posedon kartonin e Higuain, andaj Chelsea duhet të paguajë edhe 36 milionë euro për t’i marrë shërbimet e tij.

Marrëveshja mund të arrihet si huazim për Moratan deri në fund të sezonit me të drejt blerje, por që skuadra londineze dëshiron të nxjerrë së paku 40 milionë euro nga shitja e spanjollit.

Komento: