Morata po e transferon trajnerin e madh në ‘San Siro’

19:03 | 28 January 2019

Luciano Spalletti nuk e ka të sigurt qëndrimin në Inter.

Shefi ekzekutiv i Interit, Beppe Marota dhe presidenti i klubit Steven Zhang, kanë bërë kontaktet e para me Antonio Conten për t’u bërë menaxher i Interit nga sezoni i ardhshëm, raporton CalcioMercatto.

Presioni që po rritet gjithnjë e më shumë ndaj Spalletit dhe rezultatet jo të kënaqshme, kanë bërë që Inter të bëj hapat e parë për një rrugë të re në fund të sezonit.

Conte ishte i lidhur edhe më herët me Interin para se të emërohej Spalleti në vitin 2017, por tani sic duket mund të vendoset sërish për një ribashkim me Marottan, me të cilin ai ka punuar në Juventusi.

Ish-menaxheri i ekipit kombëtar italian është aktualisht pa punë prej që është shkarkuar nga e Chelsea në verë, ku ai u pasua nga Maurizio Sarri.

Conte kishte fituar me Juventusin tre tituj radhazi nëSerie A.

Komento: