Skuadra e Interit ka shprehur interesim për sulmuesin Alvaro Morata, ka raportuar të premten “Tuttomercatoweb”.
Mësohet se Interi po e synon transferimin e Moratas në fund të këtij edicioni.
Për ta bindur Atletico Madridin në lirimin e tij, ekipi italian ka bërë gati një ofertë prej 30 milionë eurosh.
Morata po shihet si përforcim ideal tek Interi për sezonin e ardhshëm dhe me transferimin e spanjollit, ekipi italian do të hiqte dorë nga opsioni i blerjes së Romelu Lukakut.
Lukaku u huazua tek Interi nga Chelsea para fillimit të këtij sezoni, por lëndimet e tij të shpeshta kanë bërë që tek ekipi nga Serie A të mendojnë për një sulmues tjetër.
Morata ka pesë gola këtë edicion, ndërsa me Atleticon ka kontratë deri në vitin 2024.