Sulmuesi spanjoll Alvaro Morata është shpreh i gatshëm që ta ulë pagën vetëm që të bashkohet me Atletico Madridin.
Sulmuesi i Chelseat, Alvaro Morata ka vendosur që të largohet nga klubi aktual dhe të bashkohet me Atletico Madridin.
Ai e sheh klubin spanjoll si vendin i përsosur që ai ta mbyll sezonin dhe pastaj të vazhdojë pjesën tjetër të karrierës së tij.
Morata ka luftuar për të përshtatur në Chelsea, por kurrë nuk ka qenë në gjendje të tregojë formën mbresëlënëse që tregoi në Juventus dhe Real Madrid.
Pavarësisht se ka një sërë klubesh që janë të interesuar të sigurojnë nënshkrimin e spanjollit, e ardhmja e tij mbetet në dyshim.
Morata ua ka bërë të qartë se do të reduktojë konsiderueshëm pagën që e merr te Chelsea, nëntë milionë euro në sezon, për tu bashkuar me Atletico Madridin.
Dy emra e mundshëm që janë të lidhur për një largim të mundshëm janë Gelson Martins dhe Nikola Kalinic.
Lojtari që e ka filluar karrierën në Atletico Madrid si i ri, shpreson që të bashkohet aty ku e nisi.