Alvaro Morata pas një sezoni dëshprues te Chelsea, edhe zyrtarisht është përshndetur nga skuadra londineze.
Atletico Madridi edhe zyrtarisht e ka kompletuar huazimin e Alvaro Moratës për 18 muaj nga Chelsea.
Atletico Madridi dhe Chelsea e kanë bërë zyrtare marrëveshjen për huazimin e sulmuesit spanjoll në Atletico deri në fund sezonit plus një sezon tjetër të plotë, njofton klubi madrilen, transmeton Gazeta Express.
Ai i kreu me sukses testet mjekësore të dielën, vetëm pak orë pasi kishte mbërritur në kryeqytetin spanjoll. Ndërsa sot, ai nënshkroi kontratë me Atleticon, pas marrëveshjes mes dy klubeve për huazim deri në qershor të vitit 2020.
Ky është udhëtimi i dytë i Moratës me Los Rojiblancos, pasi ka qenë pjesë e klubit si fëmijë.
Morata ka thënë se është shumë i lumtur dhe krenar që do të jetë pjesë e Atleticos.
“Jam shumë i lumtur dhe shumë krenar që jam këtu, mezi pres t’i nis stërvitjet, të jem me bashkëlojtarët dhe të luaj”, tha Morata.