Morena nuk e ndal luksin, na prezanton me ‘bishën’ e re

12:01 | 08 Qershor 2019

Morena Taraku është ndër personazhet më të përfolura në estradën tonë.

E filloi karrierën si modele, pastaj vazhdoi si Miss, për të përfunduar së fundmi si këngëtare, shkruan ORAinfo.

Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale ku bën postime të ndryshme nga përditshmëria e dhe jeta e saj luksoze.

Sot, Morena ka ndarë me ndjekësit disa imazhe në Instagram, përmes së cilave ka treguar se si duket nga brenda vetura e saj.

Ajo posedon tashmë një veturë të re të tipit ,”Audi”, ndërsa më parë e kemi parë duke vozitur “Range Rover” dhe “Porsche”. /ORAinfo/

Komento: