Morena Tarakut i rrezikohet jeta, e falenderon Zotin që shpëtoi

13:38 | 02 Tetor 2022

Modelja dhe këngëtarja e njohur kosovare, Morena Taraku ka deklaruar se e ka përjetuar tmerrin në aeroplanin nga Kosova për në Turqi.

Ajo me anë të një story në rrjetin social Instagram, potencoi se ka kaluar një eksperiencë shumë të keqe.

Pas kësaj, modelja kosovare falënderoi Zotin që i shpëtoi këtij tmerri që ajo përjetoi.

“Faleminderit Zotit për jetën tjetër. Doni dhe kujdesuni vetëm për njerëzit e vërtetë, sepse jeta është e shkurtër. Sot kisha një përvojë shumë të keqe, derisa po fluturoja nga Kosova në Stamboll. Pas të gjithave, faleminderit Zotit, që arritëm mirë. Ju lutem respektojeni dhe dojeni vetën tuaj, sepse askush s’e bën këtë për ju. Faleminderit Zot që më mbrojte”, ka shkruar Taraku.

Komento: