Mori 2 mijë euro nga tre persona duke u prezantuar rrejshëm si polic, arrestohet

10:41 | 15 October 2022

Arrestohet prizrenasi, mori 2 mijë euro nga tre persona, duke u prezantuar rrejshëm si polic

Është arrestuar një i dyshuar për prezantim të rrjeshëm si polic.

Bëhet e ditur se me një prezantim të tillë i kishte marrë tre burrave 2 mijë euro.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti duke u prezantuar rrejshëm si zyrtar policor, kishte vënë në lajthitje tri viktimat meshkuj kosovarë duke u marrë atyre nga 2000 €. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Komento: