Mori dy doza të vaksinës, kongresisti amerikan infektohet me koronavirus

23:17 | 30 Janar 2021

Kongresisti amerikan infektohet me koronavirus edhe pse kishte marrë dozën e dytë të vaksinës.

Një kongresist i Massachusetts ka rezultuar pozitiv për COVID-19 disa javë pasi ka marrë dozën e dytë të vaksinës së Pfizerit.

Drejtoresha për komunikim e kongresistit Stephen Lynch i tha Fox News se ai ka marrë dozën e dytë dhe ka rezultuar negativ për koronavirus para se të merrte pjesë në inaugurimin e presidentit Joe Biden.

Të premten, Lynch ka pranuar testin pozitiv të COVID-19 pasi një anëtar i stafit kishte dalë pozitiv.

Tarpey tha se Lynch është asimptomatik dhe ndihet mirë, porse është në vetizolim.

Komento: