Mori dy plagë në këmbë, kjo është gjendja e personit që u plagos sonte në Mitrovicë

23:17 | 29 June 2019

Sonte ka pasë krisma në Mitrovicë.

Nga të shtënat me armë që ndodhën sot në Mitrovicë është plagosur një person. I njëjti ka marrë plagë në të dyja këmbët në zonën mbi gju.

Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën zyrtarja për Komunikim me Media dhe Publikun në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, Nita Mustafa-Hakaj.

Ajo ka thënë se sipas informatave që ka në njërën këmbë ka pasë hyrje dhe dalje të plumbit derisa në këmbën tjetër ka pasë vetëm hyrje të plumbit.

Mustafa-Hakaj ka konfirmuar se i plagosuri ka qenë me vetëdije kur ka arritur në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Mitrovicës ku edhe e ka marrë ndihmën e parë.

E njëjta ka thënë se i plagosuri është dërguar me ndihmë të shpejtë në QKUK ku është dorëzuar në Emergjencë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Komento: