Mori karton të kuq për herë të 5-të, Gerrard “shuplakë” futbollistit

22:20 | 01 Prill 2019

Tekniku anglez nuk ka bërë asnjë përpjekje të mbrojë futbollistin e tij para mediave.

Trajneri i Rangers, ish-legjenda e Liverpool, Steven Gerrard më në fund është dorëzuar pasi ka humbur durimin me Alfredo Morelos.

Tekniku anglez nuk ka bërë asnjë përpjekje të mbrojë futbollistin e tij para mediave, pasi kolumbiani u ndëshkua me karton të kuq, për të pestën herë në këtë sezon.

Gjatë supersfidës së të dielës ndaj Celtic, e përfunduar me fitoren e këtij të fundit me rezultatin 2-1, sulmuesi kolumbian, Morelos u përjashtua nga arbitri për goditje me brryl të kapitenit kundërshtar, Scott Broën pa top, kur kishte kaluar vetëm gjysmë ore lojë nga fillimi i ndeshjes në Celtic Park.

“Kam shkuar përtej çdo limiti me Morelos. Nuk mund ta mbroj atë. Ai la sërish në baltë shokët e skuadrës dhe klubin”, deklaroi trajneri i Rangers, Steven Gerrard në lidhje me dënimin e sulmuesit kolumbian Alfredo Morelos.

Komento: