Egzona tashmë është shumë e njohur dhe e dashur për publikun.
Ajo është gruaja e këngëtarit të njohur kosovar, Albatrit Muqiqi, shkruan ORAinfo.
Si nusja e një familje të njohur, tashmë ka një numër të madh të ndjekësve, ku është shumë aktive.
Sot ajo dhe Albatriti janë bërë prindër të binjakëve, njëri është djalë e tjetra vajzë.
E ky moment padyshim se ishte mjaftë emocionues për të dy.
Madje në foton e parë të publikuar nga Albatriti, ai shihet me sytë e mbushur me lot.
Në një emocion të tillë, të gjithë do të ishin në gjendjen e njëjtë me atë të Albatritit./ORAinfo/