
Së fundmi, në rrjetet sociale po qarkullon me të madhe një video e këngëtares dhe kandidates për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Edona Llalloshi, e shkëputur nga një intervistë e vitit 2024.
Bëhet fjalë për një fragment nga paraqitja e saj në emisionin “Oxygen” me Besim Dinën, ku në një moment Edona i kërkon moderatorit që të mos i hyjë temës së politikës, duke theksuar se sipas saj “nuk ka lidhje me politikë”.
Në atë kohë, Edona ishte e njohur më shumë si artiste dhe për publikun ajo identifikohej kryesisht me karrierën e saj artistike.
Megjithatë, Llalloshi e cila u shpreh se “s’ka lidhje me politikë” arriti t’i sigurojë më shumë se 40 mijë vota.
