Mori një telefonat nga persona jo-shqiptarë, zbulohen detja si u privua nga jeta Festim Lato

12:47 | 21 July 2019

Presidenti i vetëshpallur i Republikës së Çamërisë është privuar nga jeta pas një telefonate që mori nga disa jo-shqiptarë.

Atdhe Geci, shpallës i Republikës së Çamërisë, njëherit bashkëpunëtor i Festim Latos, i cili sot është privuar nga jeta në një pritë nga persona ende të panjohur, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se rreth vr asjes së bashkëpuntorit Lato është njoftuar përmes motrës së Festimit, të cilën e kanë njoftuar policia holandeze.

Geci ka treguar se Festimi ishte nisur për t’u takuar me disa persona të cilët e kishin thirrë në telefon duke i premtuar fondacione për të quar përpara çështjen Çame.

Ai ka thënë se personat nga të cilët ka marrë telefonatën nuk kanë qenë shqiptarë dhe aktualisht dyshimet kryesore dhe të vetme janë se Festim Lato është privuar nga jeta për shkak të çështjes Çame.

Komento: