Mori veturën me qira dhe e shiti, arrestohet i dyshuari

10:15 | 08 October 2024
mori-veturen-me-qira-dhe-e-shiti,-arrestohet-i-dyshuari

Të hënë në Prishtinë është arrestuar një person i cili dyshohet se kishte marrë një automjet me qira dhe pastaj e ka shitur atë.

“Më 07.10.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që i njëjti kishte shitur veturën të cilën e kishte marrë me qira”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”.

Komento: