Morinë: Arrestohet një serb, ishte i kërkuar nga Serbia për prodhim e shitje të drogës

21:50 | 25 Maj 2024
morine:-arrestohet-nje-serb,-ishte-i-kerkuar-nga-serbia-per-prodhim-e-shitje-te-droges

Policia Kufitare e Morinës ka arrestuar një shtetas të Serbisë, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës dhe si rezultat i intervistimit të detajuar dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Serbi, u ndalua në hyrje të Shqipërisë, me qëllim ekstradimin në Serbi, shtetasi serb Dushan Joviçiç, 41 vjeç.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Themelore Kraljevo, e ka dënuar me 9 vite burg, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Në përfundim të veprimeve, Sektori për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës, bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Serbisë.

Ndërsa procedurat ende vijojnë për ekstradimin e 41-vjeçarit, në Serbi./express

Komento: