Morri peng 30-vjeçaren në Durrës, flet autori: Nuk e mora me forcë, erdhi vetë

11:12 | 02 Gusht 2022

Një 30-vjeçare nga Durrësi ka denoncuar në polici, së bashku me bashkëshortin e saj, se prej 9 ditësh është marrë peng nga një person dhe është përdhunuar.

Ndërkohë Marjus Musaku, autori i cili u arrestua sot për rrëmbimin e Ersida Dyrmishit, nënë dy fëmijëve nga Durrësi ka dëshmuar në polici.

Musaku ka thënë se nuk e mori me forcë 30-vjeçaren dhe se ajo vetë te ai.

Ai pretendon se e çoi vetë 30-vjeçaren në Komisariat.

“Erdhi me dëshirën e saj. Nuk e kam marrë forcërisht, po erdhi me dëshirën e saj. Po ta kisha marrë me forcë nuk do ta sillja vetë në komisariat. Kemi njohje me njeri tjetrin”, tha Marjus Musaku.

Komento: