Ajo ka shtuar se KQZ-ja është përgjegjëse për certifikimin e listave të kandidatëve që do të marrin pjesë në zgjedhje, dhe që ky proces është thjesht një formalitet, pasi listat duhet të kalojnë të gjitha filtrat ligjore.
“Qysh kanë vepruar në rastin e disa organizata terroriste munden edhe tash. Është në fuqi ligji për sigurinë shtetërore, dhe në bazë të atij ligji dihet se kur mundet një organizatë apo një grup të shpallet terroriste. Dhe në qoftë se ka të dhëna dhe prova, duhet të dërgohen në vendin e duhur.
Ndërkaq KQZ-ja vendos për certifikimin e një listë të kandidatëve, të cilët do të marrin pjesë në zgjedhjet dhe të cilët kanë kaluar të gjithë filtrat, në të gjitha institucionet. Dhe pasi që zyra për certifikim ka dhënë një rekomandim që të ajo listë të certifikohet, është pothuajse formalitet votimi i certifikimit. Pastaj të gjithë këto pastaj janë vetëm filma. Në momentin kur fillon me bë filma dhe politik humbet arsyeja”, ka shtuar Daka.
Teksa vlen të theksohet se Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar një ankesë në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të PZAP-së, që urdhëroi KQZ-në ta certifikonte Listën Serbe.
Ankesa është dorëzuar nga zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu.
PZAP-ja arsyetoi se Lista Serbe kishte plotësuar të gjitha kriteret ligjore për pjesëmarrje në zgjedhje./Dukagjini/