Temperaturat minimale dhe maksimale, parashikimi i motit për këtë të diel
Moti për sot do të jetë dinamik, i vranët dhe me kushte për reshje shiu.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se reshjet me intensitet më të lartë parashihen të jenë në pjesën veriperëndimore të vendit.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius.
“Të dielën mot më dinamik, i vranët dhe me kushte për reshje të shiut. Reshjet me intensitet me te lartë parashihen në pjesën veriperëndimore të vendit, ndërsa pjesët tjera do të kenë më pak reshje. Në fushat barike dhe termike parashihen rënie të dukshme, kryesisht në vlerat e temperaturave maksimaleve. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.