Mos dilni pa çadër, ja temperatura qe na presin sot

07:53 | 28 Qershor 2019

Edhe sot do të mbaj mot me temperatura të larta në vendin tonë.

Meterologët paralajmërojnë se në vendin tonë sot do të mbajë mot i nxehtë, nesër pritet rënie e lehtë e temperaturave

Gjatë ditës së sotme temperatura maksimale do të jetë 31 gradë Celsius, kurse ajo minimale, 15.

Ndërsa nesër, temperaturat maksimale do të jenë 26 gradë, kurse ato minimale 11 gradë Celsius.

Parashikimi i detajuar:

28.06.2019 – Nxehtë. Paradite vransira kalimtare, e vende-vende mundësi për riga lokale shiu. Gjatë ditës kthjellime dhe kryesisht me diell. Erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 6-14m/s. Indeksi UV: 9.

29.06.2019 – Kthjellët dhe me diell. Në mëngjes më freskët. Erë mesatare nga verilindja 5-12m/s. Indeksi UV: 9.

Komento: