Mos dilni pa çadër, këto temperatura na presin këtë javë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Mos dilni pa çadër, këto temperatura na presin këtë javë

08:00 | 23 Dhjetor 2019

Mot me vranësira dhe reshje shiu gjatë kësaj jave.

Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

Reshjet do të jenë më të theksuar kryesisht tri ditët e para të javës, ndërsa tutje mot i qetë dhe me intervale të shkurta me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 4 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-10 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga jugu dhe verilindja me shpejtësi deri 17m/s, ndërsa në pjesën e Dukagjinit kryesisht në pjesën veriperëndimore, shpejtësia maksimale e erës mund të arrijë mbi 24m/s.

Sa i përket kushteve biometeorologjike me theks të veçantë cilësisë së ajrit, pritet të jetë e mirë, falë kushteve të favorshme meteorologjike.

Komento: