Mos dilni pa çadër, këto temperatura na presin sot

08:36 | 26 August 2019

Nga sot pritet të ndryshojnë temperaturat në vendin tonë.

Gjatë ditës së sotme vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik.

Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzojë mot me diell dhe vranësira të herë-pas-hershme, të cilat ditën e hënë dhe të martë do të mundësojnë mot jo stabil dhe vende–vende me reshje të izoluara shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi maksimale deri 11 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Komento: