Mot me shi dhe bubullima pritet të mbaj të mërkurën dhe të enjten.
Moti në dy ditët e ardhshme në Kosovë do të jetë i ndryshueshëm.
Parashihet të ketë edhe reshje të shiut dhe bubullima.
Nesër, e mërkurë – Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite do të ketë zhvillime të vransirave lokale, e rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullimë.
Erë e lehtë dhe mesatare nga veriu 3-9m/s. Indeksi UV: 8
Pasnesër, e enjte – Nxehtë, pjesërisht vranët. Vende-vende mundësi për riga lokale shiu. Erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-9m/s. Indeksi UV: 8./Prishtina Weather.