Si do të jetë moti në Kosovë të premten dhe të shtunën?
Me kalimin e frontit të ftohtë mbi vend pasditen e sotme, ditëve në vijim do të mbajë mot më i ftohtë, me temperatura ndjeshëm nën vlera mesatare, njofton Prishtina Weather.
“Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe pas mesnate, deri në orët e hershme të mëngjesit të ditës së nesërme, e më pas pritet të mbajë mot kryesisht me vranësira”, parashikon PW.
Shërbimi i meteorologjisë paralajmëron se “në fundjavë do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe diell, me mundësi për riga lokale shiu në mbrëmjen e së shtunës”.
Parashikimi për datat 4-5 tetor:
4.10.2019 – Herët në mëngjes vazhdojnë reshjet e shiut. DItën më ftohtë, kryesisht me vransira, e në mbrëmje priten kthjellime. Erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 2-11m/s. Indeksi UV: 1.
5.10.2019 – Në mëngjes ftohtë. Ditën kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Vonë në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu. Erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-4m/s. Indeksi UV: 4.