Mos dilni pa çadra, ky është parashikimi i motit për sot – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Mos dilni pa çadra, ky është parashikimi i motit për sot

08:51 | 24 Shtator 2020

Çfarë moti do të mbajë sot?

Moti në vendin tonë do të jetë i ndryshueshëm. Nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftojnë se në vend do të jetë mot me diell, vranësira dhe me shi.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius.

Indeksi UV do të shënoj vlera mesatare, ndërsa do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit e lehtë deri mesatare

Komento: